Tërmeti i fuqishëm në Egje, shkatërrohet kisha në ishullin grek

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 16:18 | Bota

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u shpreh pas tërmetit në Egje se ishulli i Samosit qëndroi i fortë, megjithatë edhe ishulli grek pësoi dëme edhe pse jo me të njëjtat pasoja si në Turqi, ku dyshohet se shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Mediat greke shkruajnë se disa ndërtesa janë shembur në Nafplio dhe Argos, në ishullin Samos. Mes ndërtesave të shembura është edhe kisha në këtë ishull, i cili thuajse është shkatërruar tërësisht.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Samosit, Alexandros Lymperis, tha se të paktën një qytetar ka mbetur i lënduar nga tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 18 kilometra në veriperëndim të Samosit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos