Tërmeti, mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane do nisë ndërhyrjen në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Shtator 2019, 11:26 | Aktualitet
Tërmeti, mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane do nisë

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane do nisë ndërhyrjen në Shqipëri, pas tërmetit të 21 Shtatorit.

“Ishte një test se çfarë potenciale të jashtëzakonshëm ka ky mekanizëm. Ishte një test që tregon se jemi në drejtimin e duhur sa i takon koordinimit, organizimit, në raste të tilla të fatkeqësive natyre apo të emergjencave civile për të ndërtuar një mekanizëm të mbrojtjes civile moderne dhe funksional”, tha Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes, pas një takimi me Ambasadorin e BE në vendin tonë.

Në anën tjetër, Luigi Soreca, vlerësoi punën e parë nga autoritetet shqiptare pas tërmetit të fuqishëm, ndërsa theksoi mbështetjen e strukturave të BE në këto momente të vështira, siç i quajti ai.

“Dua të përshëndes autoritete shqiptare që reaguan menjëherë dhe që ishin pranë qytetarëve që patën nevojë. Shqipëria është afër zemrave tona, por edhe afër shqetësimeve tona. Të gjitha strukturat e BE janë afër Shqipërisë në këto momente të vështira. U deshën vetëm pak ditë pas aktivizimit të këtij mekanizmi mbrojtjeje që ai të ishte funksional. Ne kemi punuar ngushtësisht me autoritetet shqiptare për të paktën dy javë. Ne kemi ofruar mbështetje teknike për disa vende të tjera. Ju mund ta shihni sesa e zgjeruar është oferta”, tha Soreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos