VIDEO | Tërmeti në Greqi, momentet e frikës në Larisa

Nga A2 CNN
3 Mars 2021, 12:07 | Ballkani
VIDEO

Një tërmet me magnitudë 6,2 (sipas të dhënave më të fundit) ka goditur Greqinë këtë të mërkurë. Lëkundjet kishin si epiqendër Larisën, një qytet në Greqinë qendrore, u ndjenë edhe në Shqipëri.

Në mediat greke u publikuan edhe pamjet e para të tërmetit, të postuara kryesisht në rrjetet sociale nga vetë njerëzit, ku duken pasojat e lëkundjeve të forta.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por njerëzit në Larisa kanë mbushur rrugët, duke lënë banesat dhe shtëpitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos