Impeachment, ekipi i Donald Trump nis mbrojtjen në Senat

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 18:42 | Bota
Impeachment, ekipi i Donald Trump nis mbrojtjen në Senat

Avokatët e presidentit amerikan Donald Trump kanë nisur këtë të shtunë mbrojtjen e kreut të Shtëpisë së Bardhë në gjyqin për impeachment në Senat, me argumentin se përpjekjet e demokratëve për të shkarkuar Trump do të vendosin një precedent vërtet të rrezikshëm në një vit elektoral.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, që drejton edhe ekipin e mbrojtjes ligjore, tha se senatorët do t'iu mohojnë votuesve amerikanë, që vetë ata të japin opinionin e tyre mbi Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, n.q.s ata e shpallin atë fajtor dhe e shkarkojnë tani.

Në gjyqin e tretë për shkarkimin e një presidenti amerikan, në të gjithë historinë, demokratët argumentuan këtë javë se Trump duhet shkarkuar për shkak të presionit të ushtruar ndaj Ukrainës, për ish zv.presidentin Biden, rival të Trump në garën presidenciale të këtij viti, dhe më pas është përpjekur ta mbulojë këtë lajm duke penguar një hetim nga ana e Kongresit.

''Do të zbuloni se presidenti nuk ka bërë absolutisht asgjë të gabuar'', tha Cipollone.

Në dhjetor të vitit të shkuar, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve akuzuan presidentin amerikan për abuzim me pushtetin dhe pengim të punës së Kongresit. Pas dëgjesës së mbrojtjes së tij, Senati do të vendosë për shkarkimin apo jo të presidentit dhe për këtë i duhet 2/3 e votave të senatorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos