Tërmeti, pasoja edhe në Elbasan, dëme të shumta në Librazhd

Nga A2 CNN
21 Shtator 2019, 18:44 | Aktualitet
Tërmeti, pasoja edhe në Elbasan, dëme të shumta në

Tërmeti i rënë ditën e sotme raportohet se ka krijuar dëme të shumta në banesa, kryesisht ato të vjetra. Sipas emergjencave civile mësohet se kanë pësuar çarje dy pallate në Elbasan dhe një shtëpi e vjetër në lagjen Kala.

Dëme të shumta banesash raportohen në disa shtëpi në Librazhd, konkretisht në Orenje, Polis dhe Lunik. Në bashkinë e Cërrikut në fshatin Gjyralë një banesë ka pësuar çarje.

Edhe në Peqin raportohen banesa të prishura. Emergjencat civile janë duke evidentuar një për një të gjitha dëmet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos