Teuta dhe Shkëmbi "divorcohen"

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 15:19 | Futboll
Teuta dhe Shkëmbi "divorcohen"

Klubi i Futbollit Teuta njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Bledi Shkëmbi.

Bashkëpunimi me trajnerin Shkëmbi ndërpritet me marrëveshje të dyanshme, pasi klubi dhe trajneri e kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

"Me këtë rast, KF Teuta falënderon Shkëmbin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen", lexohet në komunikatën e klubit durrsak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos