Shiriti me ngjyrat e ylberit, tërhiqen përfaqësueset evropiane

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 11:53 | Futboll
Shiriti me ngjyrat e ylberit, tërhiqen përfaqësueset evropiane

Kapitenët e përfaqësueseve evropiane nuk do të mbajnë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit gjatë Kupës së Botës.

Mes tyre do të jetë edhe Harry Kane, kapiteni i Anglisë, pavarësisht se para disa ditësh, presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendi, ishte shprehur se do ta përdornin këtë shirit, duke pranuar çdo ndëshkim.

Sipas Reuters, frika e ndëshkimit me karton të verdhë ka bërë që të mos rrezikojnë duke shprehur në Katar mbështetjen ndaj komunitetit LGTBI, diçka e paautorizuar nga FIFA.

“U kemi kërkuar kapitenëve që të mos mbajnë shiritin në ndeshjet e Botërorit. Nuk mund t’i rrezikojmë futbollistët që të ndëshkohen me karton të verdhë ose me të kuq”, lexohet në komunikatën e FA. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/18/anglia-denohet-pa-nisur-boterori/

A2 CNN Livestream

Latest Videos