15 mijë punëtorë humbën jetën në Katar, ndizen mbi 20 mijë qirinj në një stadium në Gjermani

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 10:05 | Futboll
15 mijë punëtorë humbën jetën në Katar, ndizen mbi

20 mijë qirinj janë ndezur në një stadium në Gjermani, për nder të mbi 15 mijë viktimave që humbën jetën duke ndërtuar stadiumet në Katar.

Që kur u mor vendimi për pritjen e Botërorit në Doha, janë organizuar me dhjetëra protesta kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve.

6500 topa futbolli të mbushura me rërë u vendosën gjithashtu në stadium, për të përkujtuar mijëra punëtorë emigrantë të vrarë në kantieret e ndërtimit të Kupës së Botës në Katar.

Katari, vendi i parë i Lindjes së Mesme që priti Kupën e Botës, është vënë nën presion të madh ndërkombëtar për trajtimin e punëtorëve të huaj dhe ligjet kufizuese sociale mbi homoseksualitetin dhe të drejtat e grave.

Shqetësimi rreth historisë së të drejtave të njeriut në vend ka çuar në thirrje për ekipet dhe zyrtarët që të bojkotojnë lojërat në turneun e 20 nëntorit dhe 18 dhjetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos