
Pas Skënderbeut dhe Laçit, Teuta dhe Vllaznia janë dy skuadrat e tjera që kanë plotësuar gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Përballë Kukësit, Teuta arriti të kualifikohet me një gol të realizuar nga Emiliano Vila që në minutën e 9 të takimit. Ndërkohë, Kukësi tentoi në të gjithë takimin për të gjetur golin që do të rihapte sfidën, por u përball me një mbrojtje të pagabueshme të durrsakëve.
Edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Korabit u vendos me një gol, i cili u realizua nga Arsid Kruja në minutën e 16 të pjesës së parë, duke kaluar shkodranët në gjysmëfinale të Kupës. (A2 Televizion)