
Laçi dhe Skënderbeu janë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kaluan mes drithërimave të penalltive, në duelin me Partizanin.
Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim pa gola, ndërsa nga pika e bardhë, Laçi përfitoi nga dy 11-metërshat e humbur prej Bardhit e Carës, të cilët u pritën nga portieri Alen Sherri.
Ndërkohë, Skënderbeu mposhti 3-1 Dinamon në kryeqytet, duke evituar surprizën. Aktualisht po luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale, ku Teuta sfidon Kukësin, ndërsa Vllaznia ka përballë Korabin. (A2 Televizion)