Thatësira dhe çmimet e kripura, FMN: Diversifikoni burimet e energjisë që mos të përballeni me errësirën

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 17:46 | Ekonomi
Thatësira dhe çmimet e kripura, FMN: Diversifikoni burimet e

Europa, përfshirë Shqipërinë gjenden përballë e thatësirës më të ashpër në 500 vite, kriza e çmimeve të energjisë në bursa do të vijojë ndaj shtetet duhet të lëvizin shpejt në drejtim të gjetjes së burimeve alternative të elektricitetit. Janë këto paralajmërimet dhe rekomandimet që vijnë nga Observatori Global për Thatësirën dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Aktualisht çmimi i një megavat-orë energji në bursë ka kapur nivelin e 625 eurove, shifër kjo gati 3-fish më e lartë se në periudhën para luftës në Ukrainë.

E ndërkohë në përballimin e krizës nuk po ndihmojnë dot as hidrocentralet e vegjël në vend. Diversifikimi i burimeve, duke iu mbetur besnik atyre të gjelbra, është sugjerimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ekspertëve.

Çmimet e larta në tregje bënë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të anulonte blerjen e energjisë për periudhën 22-28 gusht, duke shfrytëzuar edhe ato pak metra ujë në hidrocentrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos