
The Telegraph ka publikuar një artikull që i dedikohet emigrantëve shqiptarë. Ato kanë publikuar video të marra nga Tik Tok, ku tregohet se si emigrantët heqin byzylykun GPS që iu vendoset pasi janë kapur nga emigracioni.
Bashkangjitur videos, ato sjellin edhe bisedat e emigrantëve, të cilët siç mund të shikohet në video, nuk i tremben aspak këputjes me gërshërët e kuzhinës të “Rolex-it britanik”, siç e quajnë ndryshe GPS.
Një prej të rinjve paralajmëroi se heqja e byzylykut mund të sjellë një burg 28 ditor, por një tjetër përgjigjet: “Të bësh 28 ditë burg nuk është asgjë. Është po aq e lehtë sa të hash bukë e djathë.”
Byzylykë elektronikë janë parë si një formë për të vëzhguar çdo lëvizje të emigrantëve, përpara se ato të dërgohen në azil. Sekretarja për çështjet e brendshme, Suella Braverman, tha se po konsideronte të gjitha mundësitë për të ushtruar një farë kontrolli mbi emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. (A2 Televizion)