“The Weekend” rrëmben 10 çmime në Billboard Music Awards

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 08:34 | Showbiz

Mbrëmja gala e Billboard Music Awards mbajtur të dielën në Los Angelos prodhoi padyshim surpriza. “The Weekend” ishte fituesi më i madh i saj, duke rrëmbyer plot 10 çmime për albumin e tij të fundit ''After Hours'', edhe pse ishte nominuar për plot 16 çmime.

Artisti i ndjerë Pop Smoke, që u vra vitin e shkuar me armë zjarri, u nderua me çmimin “Artisti më i mirë i ri”, “Artisti më i mirë i muzikës rep dhe “Artisti më i mirë mashkull”.

Edhe grupi koreano-jugor BTS triumfoi me 3 çmime në Billboard Music Awards, mes të cilëve grupi që ka kryesuar shitjet dhe grupi më i dashur i rrjeteve sociale.

Edhe këtë vit, “Dynamite” u vlerësua si kënga më e shitur. Taylor Swift edhe një herë fitoi çmimin “Artistja më e mirë femër”, në një garë të fortë me Billie Eilish, Ariana Grande, Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos