Mark Wahlberg bëhet "buçko" për filmin e ri

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 13:58 | Showbiz

Aktori i filmave aksion, Mark Wahlberg, është shndërruar totalisht për rolin e ri që po luan. 49-vjeçari ka shtuar rreth 9 kilogramë për 3 javë , duke kthyer në një ish-boksier të peshave të rënda, të tërhequr nga sporti dhe të kthyer në prift. Skenat e filmit “Stu” po xhirohen në Los Anxhelos.

Muajin e kaluar, Wahlberg tha në emisionin “Jimmy Kimmel Live”: “Personazhi që luaj ishte shumë gjëra, boksier, prift... Vdiq nga një sëmundje e rrallë, por pati impakt të madh në jetët e shumë njerëzve”.

Aktori tha se regjisori i filmit i kishte kërkuar që shtimi në peshë të ishte sa më natyral. “Pasi xhiruam skenat e karrierës si boksier, nisja të shtoja sa më shumë peshë, kështu që po sfidoj veten”, u shpreh Wahlberg  në atë intervistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos