
Turneu prestigjoz “Australian Open” nisi mes normalitetit këtë të hënë, ndërsa nuk u raportua asnjë problem prej ndotjes së ajrit që arriti nivele të larta në Melburn.
Organizatorët kanë marrë të gjitha masat dhe do të ndërpresin ndeshjet nëse ndotja do të jetë shqetësuese gjatë aktivitetit për tenistët.
Diçka e tillë ndodhi në disa nga sfidat e para, por kjo për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë kontinentin e largët orët e fundit.
Sa i përket garës, 6 herë kampioni i këtij “Grand Slam”-i, Roger Federer, e nisi turneun me një fitore të pastër. Zviceriani mundi 3 me 0 me sete amerikanin Steve Johnson. (A2 Televizion)