Tottenham eliminon Chelsea nga kompeticioni i parë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 23:04 | Futboll
Tottenham eliminon Chelsea nga kompeticioni i parë

Është dashur ruleta e penalltive që Tottenham të eliminojë ekipin e Chelsea nga raundi i katërt i Kupës së Ligës.

Koha e rregullt e takimit u mbyll në barazim 1-1, me “Blutë” e Londrës që kaluan të parët në avantazh me anë të gjermanit Timo Werner në minutën e 19.

Vendasit arritën ta gjenin golin e barazimit vetëm në minutën e 83 me anë të argjentinasit Lamela për ta çuar ndeshjen në goditjen e 11 metërshave.

“Gjelat” u treguan të saktë në të gjitha penalltitë ndërsa Mount humbi goditjen e fundit për miqtë duke shkaktuar dhe eliminimin e ekipit të tij nga kompeticioni i parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos