Thuajse 20 mijë fëmijë të Ukrainës janë zhvendosur ilegalisht në Rusi

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 11:43 | Bota
Thuajse 20 mijë fëmijë të Ukrainës janë zhvendosur

Deri më tani, të paktën 19.514 fëmijë janë zhvendosur ilegalisht nga Ukrainë në Rusi. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria ukrainase e Riintegrimit. Të dhënat u publikuan në uebsajtin e organizatës shtetërore "Children of War".

Shifrave duhet t’u shtohen edhe 4390 fëmijë të mbetur jetimë, me një prind, apo pa kujdes prindëror që, sipas të njëjtës ministri, ndodhen në zonat e pushtuara nga Rusia.

Deri më tani, vetëm 327 fëmijë janë rikthyer në Ukrainë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/17/deportimi-i-femijeve-ukrainas-gjykata-nderkombetare-e-krimeve-leshon-urdher-arrest-per-putinin/
https://a2news.com/2023/03/17/gjykata-nderkombetare-penale-leshoi-urdher-arresti-putin-moska-se-njeh-juridiksionin-e-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos