“Ti nuk fiton!”. Momenti kur mbrojtësi saudit "kërcënon" Messin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 11:37 | Futboll

Fitorja e Arabisë Saudite kundër Argjentinës ishte padyshim një prej më të pabesueshmeve të historisë së Kupës së Botës. Dy gola për 5 minuta nga lojtarët sauditë përmbysën avantazhin fillestar të Lionel Messit, duke i vënë seriozisht në diskutim kualifikimin nga grupi një prej skuadrave që konsiderohej si pretendente për të fituar turneun.

Por 40 minuta para fundit të takimit, kur sauditët kishin shënuar golin e dytë, një prej lojtarëve të tyre është kapur në kamera duke iu drejtuar pikërisht Messit me fjalët “Ti nuk fiton sot!”.

Ishte vetë mbrojtësi Al-Bulayhi i cili zbuloi çfarë i kishte thënë yllit argjentinas, në konferencën për media pas ndeshjes. “I thashë: Ti nuk fiton, ti nuk fiton’”, deklaroi Al-Bulahyi pas ndeshjes.

Një ngacmim tepër i guximshëm nga ana e lojtarit të Arabisë Saudite, i cili në fund pati fat, pasi rezultati nuk ndryshoi më dhe parashikimi i tij doli i saktë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos