Fitorja e Arabisë ndaj Argjentinës, mbreti saudit shpall festë kombëtare

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2022, 22:33 | Futboll
Fitorja e Arabisë ndaj Argjentinës, mbreti saudit shpall festë

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman e ka shpallur ditën e mërkurë festën kombëtare dhe kjo për një arsye fare të thjeshtë, pasi kombëtarja e vendit mundi 2-1 në ndeshjen hapëse të Botërorit ekipin e Argjentinës.

Ndonëse vijnë si favorit në këtë kompeticion që po zhvillohet në Katar, Argjentina pësoi një disfatë të rëndë nga Arabia Saudite e cila tashmë drejton e vetme grupin C.

Dy skuadrat e tjera në këtë grup Polonia dhe Meksika u ndanë në barazim, duke bërë që bardhekaltrit të renditen momentalisht në vend të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos