Tifozi surprizon Ronaldon në ndeshjen ndaj Sassuolos

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2019, 11:36 | Futboll

Juventusi triumfoi 3-0 në transfertën e vështirë të Sassuolos, ku një prej golave u shënua nga I përhershmi Ronaldo.

Por për portugezin pati edhe një moment të pakëndshëm gjatë ndeshjes. Një tifoz arriti të kalojë sigurinë dhe u fut në fushën e lojës, ndërsa në momentin kur u afrua pranë sulmuesit bëri e imitoi atë në momentet e shënimit të golave.

Por kjo nuk zgjati shumë pasi punonjësit e sigurisë u futën menjëherë në fushë dhe e shoqëruan jashtë saj tifozin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos