Pas 6 golave të pësuar, Sarri refuzon t’i japë dorën Guardiolas

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 21:24 | Futboll
Pas 6 golave të pësuar, Sarri refuzon t’i japë dorën

Maurozio Sarri është tronditur aq shumë nga humbja katastrofë 6-0 që skuadra e tij Chelsea pësoi kundër Manchester Cityt sa që nuk ka pranuar t’i japë dorën trajnerit të skuadrës kundërshtare Pep Guardiola.

Në përfundim të ndeshjes spanjolli i afrohet për të kryer mirësjelljen e rastit, por italiani largohet me nxitim për në dhomat e zhveshjes dhe në vend të tij është ndihmësi Gianfranco Zola që përshëndetet me Guardiolan.

“Gola me Gianfranco Zola. Ai thjesht nuk më pa kur po afrohesha”, tha Guardiola në konferencë për shtyp. “Kemi një marrëdhënie të mirë, nuk kemi probleme”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Hag6e0V4Joc

A2 CNN Livestream

Latest Videos