Me kalimin e orëve, atmosfera në kryeqytetin shqiptar bëhet gjithmonë e më e nxehtë. Me mijëra tifozë holandezë e italianë kanë mbërritur tashmë në Shqipëri, shumë të tjerë pritet të vijnë në orët në vijim.
Ndërkohë, atmosfera është ndezur pasditen e së martës në lokale e rrugët e Tiranës. Më të zjarrtë deri tani duket se janë holandezët, të cilët nuk janë kursyer aspak për birra, ndërsa brohorasin në kor këngët e klubit legjendar të Feyenoord. (A2 Televizion)












