Tirana mëson kundërshtarin në Champions League

Nga A2 CNN
14 Qershor 2022, 12:12 | Futboll

Tirana ka mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në raundin e parë kualifikues të Champions League. Goglat vendosën përballë bardhebluve kampionët e Luksemburgut Diddeleng.

Ky mund të quhet një kundërshtar relativisht i lehtë, të paktën në letër, ndërsa janë shmangur kundërshtarë shumë herë më të fortë, si Maribor apo Ludogorets.

Diddeleng është krijuar në vitin 1991 nga shkrirja e tre klubeve të qytetit, ka fituar 16 herë kampionatin dhe 8 herë kupën.

Ndeshja e parë do të luhet në më 5 korrik në Luksemburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos