Tirana nis merkaton, vjen përforcimi i parë për sulmin

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 14:29 | Futboll

Albion Avdijaj është zyrtarisht futbollist i ri i Tiranës.

Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme.

Futbollisti do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe pas ndeshjes ndaj Laçit do të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Avdiaj ka një karrierë të pasur jashtë vendit, ku ka luajtur në Zvicër (Vaduz dhe Grasshoper), Hungari (Debrecen) dhe Danimarkë (Viborg). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos