Tri penallti vendosin ndeshjen, Parma mposht Napolin

Nga A2 CNN
22 Korrik 2020, 21:51 | Futboll
Tri penallti vendosin ndeshjen, Parma mposht Napolin

Gjithnjë e më shumë, në Serie A ndeshjet janë duke u vendosur nga penalltitë, të cilët thuajse nuk mungojnë në asnjë takim.

Rasti më i fundit ishte ndeshja mes Parmës dhe Napolit, në të cilën arbitri akordoi 3 penallti, dy për vendasit dhe një për skuadrën e Gattuson, të cilat u kthyen në gola.

Ishte fundi i pjesës së parë kur Caprari i Parmës ktheu në gol një 11-metërsh, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 54-t, Napoli gjeti golin e barazimit me anë të kapitenit Insigne, i cili e dërgoi topin në rrjetë nga pika e penalltisë.

Kur të gjithë menduan se ky takim do të mbyllej në barazim, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, arbitri akordon edhe penalltinë e tretë, e dyta në favor të Parmës, të cilën e ktheu në gol Kulusevski, 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Me këtë humbje, Napoli mbetet në vendin e 7, me 3 pikë më pak se Milani, ndërsa Parma mban vendin e dhjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos