Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama flet nga Parisi: Vendimtare janë edhe zhvillimet në Europë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 18:54 | Politikë

Negociatat e anëtarësimit në BE, Rama flet nga Parisi: Vendimtare

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit në Forumin e Paqes në Paris, foli për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se synimi është mbyllja e negociatave në fund të vitit 2027, shkruan A2, por u shpreh se nuk mund të japë premtime për një proces që nuk varet vetëm nga Shqipëria.

“E dini shumë më mirë se nuk premton dot asgjë për Europën. Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraport, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t'i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi kryeministri.

Ai theksoi se procesi do të varet edhe nga zhvillimet brenda vetë Bashkimit Europian, duke përmendur zgjedhjet e ardhshme në Francë: “Kjo do të varet se ku do të jetë BE-ja për 2-3 vjet. Ku do të jetë Franca. Ju keni zgjedhje vitin e ardhshëm, askush nuk e di se ç'lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të përfundojmë punën tonë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos