Rama nga Parisi: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta njohin për t’u çliruar nga fantazmat

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2026, 18:51 | Politikë

Rama nga Parisi: Kosova është shtet i pavarur, serbët duhet ta

Kosova është një shtet i pavarur dhe nuk ka asnjë mënyrë për të rikthyer një fantazi të re serbe. Kështu ka deklaruar nga Parisi, kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit sa më shpejt që serbët ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, aq më mirë do të jetë edhe për ta.

“Shqipëria ka qenë vend paqedashës. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të zgjedhësh. S’mund të zgjedhësh dot kushërinjtë e fqinjët. Më mirë të shkosh mirë me fqinjin, se pastaj gjen belanë. Sa i takon çështjes për Serbinë e Kosovën mbetet një pikëpyetje. Kosova është një shtet i pavarur, s’ka më kthim pas, s’ka asnjë mënyrë për ta rikthyer një fantazi të re serbe. Sa më shpejtë që serbët ta njohin si një fakt jete, aq më mirë do të jetë për ta, sepse nuk do të përndiqen nga kjo fantazmë që nuk po i lë të normalizohen plotësisht përsa i takon marrëdhënieve në rajon”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos