Tirana shkatërron Apoloninë dhe mendon sërish për titull, Kukësi në krizë mposhtet nga Skënderbeu

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 21:00 | Futboll
Tirana shkatërron Apoloninë dhe mendon sërish për titull,

Kampionati i Superiores po bëhet gjithmonë më i parashikueshëm, dhe mungesa e rezultateve të ekipeve në kryen e renditjes po i lë kohë të tjerave për t’ u rikthyer.

Njëra prej tyre është Tirana, që në “Air Albania” shkatërron 5-2 Apoloninë, por pasi vuajti shumë në pjesën e parë, që u mbyll 1-2 për djemtë e italianit Cammarata, falë dygolshit e Levendi, që kishte përmbysur atë të Bathës.  

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit “përmenden” dhe shënojnë edhe katër herë me Torasën, sërish Bathën, Ismailgecin dhe në minutat shtesë me Elton Kale.

Tirana ngjitet në kuotën e 41 pikëve, vetëm 5 më pak se Vllaznia dhe Teuta kryesuese, dhe mund të shpresoj ende për një rikthim që do të ishte vërtet i bujshëm.

Ndërkohë, Skënderbeu kryen surprizën e radhës duke mposhtur në transfertë Kukësin në krizë totale, falë golit të Mensah në të 78-in minutë. Korçarët mbeten të parafundit, por tashmë me 4 pikë më pak se Bylisi, që barazoi 1-1 me Kastriotin, dhe është tashmë i rrezikuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos