Mazhorancado ta rishikojë ligjin për titujt e tokave bujqësore por Qeveria nuk do ta tërheqë atë mbrapsht. Kreu i Kadastrës, Artan Lame, në një intervistë për A2, thotë sedo të jenë komisionet parlamentare ato që do të reflektojnë në draft vërejtjet e Komisionit të Venecias. Një nga vërejtjet kryesore të juristëve ndërkombëtare kishte të bënte me qartësinë e draftit, sidomos për sa i përket titujve të njohur me emrin AMTP. Në intervistën për A2 nga Venecia, Artan Lame thotë se rishqyrtimi parlamentar i draftit do të shfrytëzohet edhe për modifikime të tjera që shkojnë përtej rekomandimeve të juristëve ndërkombëtarë. Kreu i Kadastrës tregon se Shqipëria i ishte drejtuar Venecias edhe në 2008 për çështjen e pronave. Në të dy herët, refreni i Komisionit ka qenë i njëjtë. (A2 Televizion)
Titujt e tokave bujqësore, Lame për A2: Rishikojmë projektligjin me vërejtjet e Venecias
