Të mundë Sampdorian dhe të shpresojë në një fitore të Sassuolos: ky është kombinimi i vetëm që do t’i shërbente Interit për të fituar titullin e dytë radhazi kampion në Serinë A. Ndërkohë, Milanit i mjafton edhe një barazim për të fituar titullin e 19 në histori.
Por, sa janë shanset në përqindje për këto dy ekipe? Sipas Stats Perform, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi ka 19,4% mundësi për të fituar kampionatin, ndërkohë që ajo e Stefano Piolit ka 80,6%. (A2 Televizion)
