E kaluara komuniste tërheq të huajt në Kukës

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 12:13 | Kronikë
E kaluara komuniste tërheq të huajt në Kukës

Një grup turistësh nga Gjermania kanë preferuar që pjesë e guidës së tyre në vendin tonë të jetë edhe qyteti i Kukësit.

Shoqëruesi i tyre shqiptar tregon arsyet e futjes së Kukësit në guidën e tyre turistike dy javore në vendin tonë.

Përveç arkitekturës së godinave dhe mënyrës së konceptimit urban që është e ngjashme me qytetet e ish-Gjermanisë Lindore, që ka provuar sistemin komunist, turistët gjermanë kanë veçuar gjatë vizitës në qytetin verior, atë me të cilën krenohen të gjithë shqiptarët.

Qyteti nëntokësori Kukësit i planifikuar nga sistemi komunist në raste sulmesh apo konfliktesh për të mbrojtur popullsinë tërheq shumë vizitorët e huaj dhe nevojitet, që autoritet të përmirësojnë mirëmbajtjen dhe vizitueshmërinë e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos