
Një tjetër Bayern Munchen në Bundesliga krahasuar me atë në Champions është shfaqur në ndeshjen e radhës së kampionatit.
Kampionët në fuqi janë mundur në transfertë nga Augsburg me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një goli të shënuar nga Mërgim Berisha në minutën e 59 të takimit.
Bavarezët u treguan apatikë dhe pa ide në sulm, i cili po vuan shumë në këtë sezon pas largimit të Lewandowski.
Kjo është ndeshja e katërt radhazi e Bayern në kampionat pa fitore, drejtimin e të cilit e mori Borussia Dortmund pas fitores minimale ndaj Schalke të vendit të fundit. (A2 Televizion)