Klikoni këtu për të ndjekur përditësimet minutë pas minute.
Tom Doshi, kryetari i Partisë Socialdemokrate, dha dorëheqjen e parevokueshme nga gara për deputet duke i lënë vendin kandidatëve të tjerë në partinë që ai drejton, e cila siguroi 3 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Por kush janë emrat që pritet të ulen në kuvend nga radhët e Partisë Socialdemokrate. PSD fitoi siguroi 2 mandate në Shkodër. Pas Tom Doshit në këtë qark renditet në listë Gledis Çeliku e pas tij Meri Markiçi. Deri tani, kur janë numëruar 300 kuti nga 411, më i votuari është Çeliku me 700 vota dhe mundësia që një kandidat tjetër në listë të thyej herësin duket e pamundur.
Në Tiranë, PSD ka arritur të marrë vetëm një mandat, të cilin me shumë mundësi do ta marrë Gertjan Deda, që renditet i dyti në listë, pas Tom Doshit. Edhe në këtë qark është shumë e vështirë për kandidatët e tjerë të partisë që të thyejnë herësin.
Shfletoni galerinë për të parë të gjitha votat preferenciale deri tani. (A2 Televizion)