Në një intervistë për A2, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se është larg Partisë Demokratike për sa kohë Lulzim Basha do të jetë kryetar i saj. Topalli thotë se lëvizjet e reja dhe jo rotacioni i politikanëve aktualë do të sillnin zgjidhje, ndërsa mohon angazhimin e saj në një lëvizje të re politike. Ish-nënkryetarja demokrate nuk beson se forca politike, baza e së cilës e propozoi për deputete, do të fitojë zgjedhjet, ndërsa e vlerëson procesin në PD me dy standarde. (A2 Televizion)
Topalli: Larg PD-së derisa Basha të jetë kryetar (Intervista e plotë për A2)
