Problemet teknike kane prekur disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar vështirësi për mijëra klientë në përdorimin e shërbimeve bankare online.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, përdoruesit kanë denoncuar probleme të shumta përmes platformës Downdetector, kryesisht me hyrjen në llogaritë e tyre bankare përmes faqeve zyrtare dhe aplikacioneve në telefon. Vështirësi janë raportuar gjithashtu në kryerjen e transfertave dhe operacioneve të tjera financiare.
Ndërkohë, shërbimi i asistencës së Chase ka konfirmuar problematikën, duke bërë të ditur se ekipi teknik po punon për të identifikuar dhe zgjidhur defektin që ka prekur platformat e bankingut online.
Deri më tani, shkaku i saktë i ndërprerjeve nuk është bërë i ditur. Episodi vjen pas një sërë problemesh të rënda teknologjike që kanë prekur Shtetet e Bashkuara ditët e fundit. (A2 Televizion)