Tottenham, 135 milionë euro për 2 lojtarë të Juves

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 09:24 | Futboll
Tottenham, 135 milionë euro për 2 lojtarë të Juves

Tottenham hidhet në sulm për dy yje të Juventusit. Sipas mediave ndërkombëtare, klubi londinez, që është në krizë të plotë rezultatesh, po mendon për t'u përforcuar në merkaton e janarit.

Spurs janë gati të ofrojnë 135 milionë euro te bardhezinjtë: shifër që ndahet në 100 milionë për mbrojtësin De Ligt dhe 35 për Kulusevski. Juventusi po e mendon seriozisht ofertën, edhe sepse ka nevojë për të mbushur arkat, pas kolapsit financiar të shkaktuar nga afrimi i Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi holandez vlerësohet si një ndër të rinjtë më të talentuar të futbollit botëror, por nuk ka arritur të përshtatet edhe aq mirë në Torino, duke u kritikuar shpesh, sidomos sezonin e kaluar. Për këtë arsye, ai mund të tundohet për të ndryshuar ambient, për një fillim të ri në kampionatin anglez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos