Dëmtimet e sulmuesve, Dybala dhe Morata jashtë deri në fundin e muajit tetor

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 13:55 | Futboll
Dëmtimet e sulmuesve, Dybala dhe Morata jashtë deri në fundin e

Juventus sfidon Chelsea, këtë të mërkurë, në Champions Leaguepor bardhezinjtë do të vuajnë dy mungesa shumë të rëndësishme, Paolo Dibala dhe Alvaro Morata.

Dyshja e sulmit u dëmtua në ndeshjen ndaj Sampdorias në kampionat dhe do të qëndrojë jashtë për një afat jo të shkurtër.

Për Dybala, lëndimi është më pak serioz nga se u mendua. Nuk ka tërheqje muskulare për argjentinasin çka do të thotë se mund të rikthehet pas pauzës së kombëtarëve, ndërkohë që më e komplikuar është situata e Moratas.

Dëmtimi i spanjollit rezultoi më i rëndë nga sa u parashikua dhe Morata rrezikon tanimë edhe sfidën e 20 tetorit në Champions League, përballë Zenit në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos