Tottenham ka prezantuar zyrtarisht stadiumin e tij të ri, “Tottenham Hotspur Stadium”, një nga impiantet më modernë dhe bashkëkohor të futbollit europian.
Shtëpi e re e Spurs ka kushtuar plot 1.3 miliardë dollarë dhe ka një kapacitet prej 62 mijë vendesh.
Spektakël i jashtëzakonshëm në ceremoninë e inaugurimit, teksa stadiumi i ri i Tottenham do të jetë në gjendje të zhvillojë edhe finale të SuperBowl.
Skuadra e festoi këtë gjë në mënyrën më mirë të mundshme, duke mundur Crystal Palace 2-0 në javën e 32 të Premier League me golat e Son dhe Eriksen. (A2 Televizion)