Një sasi prej 14.3 kg lëndë narkotike kokainë u sekuestrua këtë të martë në Portin e Durrësit. Policia tha se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në kuadër të operacionit policor “Perëndimi”, kanë kaluar në vijën e dytë në dalje një automjet tip “Benz”. Nga kontrolli rezultoi se në automjet, në pjesën e kroskotit, ishin fshehur pako me lëndë të dyshuar si kokainë, në peshën 14.3 kg. Gazetari Jul Kasapi ka dhënë më shumë detaje mbi atë se që ndodh në portin e Durrësit, që duket një pikë kalimi e lehtë për sasi të tëra droge, të llojeve nga më të ndryshmet. (A2 Televizion)
Trafiku i kokainës: Porti i Durrësit si destinacion, hetimet vijojnë për sasitë e sekuestruara
