Prefekti i qarkut të Gjirokastër, Odise Kote, foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 për situatën e zjarreve në këtë qark, duke bërë të ditur se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është shumë e madhe. Kote u shpreh se bashkëshortja e 60-vjeçarit që ndërroi jetë nga zjarri është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie. (A2 Televizion)
Zjarri në Gjirokastër, prefekti i qarkut për A2: Presim ndërhyrjen nga ajri
