Tragetit i këputen litarët, nuk ankorohet dot në portin e Vlorës

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2021, 10:45 | Aktualitet

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk ka mundur të ankorohet mëngjesin e sotëm në port për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha. Sapo u akostua në port, u këputën të gjithë litarët dhe trageti doli përsëri në radën e Vlorës, në pritje të përmirësimit të kushteve hidrometeorolojike. Sipas kapitanerisë së portit, pritet që mbas mesditës të përmirësohen kushtet mjaftueshëm për bërë të mundur ankorimin. Sipas të dhënave zyrtare në traget ndodhen 129 pasagjerë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit, të cilët nuk kanë mundur të zbresin dhe janë duke qëndruar në det të hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos