Tragjike në Kurbin, humb jetën fëmija 2 vjeç pas zjarrit në banesë

Nga A2 CNN
17 Janar 2020, 15:49 | Kronikë
Tragjike në Kurbin, humb jetën fëmija 2 vjeç pas zjarrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 në Sanxhak, Kurbin. Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç.

Mësohet se shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses kanë gjetur në ambientet e brendshme të banesës trupin e pajetë fëmijës.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Janë ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos