Trajneri i Danimarkës: Ndoshta nuk duhet ta kishim vazhduar ndeshjen me Finlandën

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 17:41 | Futboll
Trajneri i Danimarkës: Ndoshta nuk duhet ta kishim vazhduar ndeshjen me

Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës, në një konferencë për shtyp ditën e sotme, u shpreh se ndoshta skuadra e drejtuar nga ai nuk duhet ta kishte luajtur dje pjesën e mbetur të takimit me Finlandën pas ngjarjes me Eriksen, i cili humbi ndjenjat në fushën e lojës.

“Christian ishte i shqetësuar për ne dhe familjen e tij. Ai tha se nuk mbante mend shumë, por ishte i shqetësuar për ne. Është tipike për të, kjo tregon se çfarë lojtari i madhe dhe çfarë personi i shkëlqyer është. Ai dëshironte që ne të luanim. Ai është një futbollist dhe ndihet mirë kur luan futboll”, u shpreh trajneri.

Teksa foli për polemikat e krijuara për vazhdimin e ndeshjes, trajneri u shpreh: “Unë mendoj se ishte e gabuar të linim lojtarët të zgjidhnin mes dy mundësive. Ata ishin në stres dhe nuk dinin gjendjen shëndetësore të shokut të tyre. Kam një ndjesi që nuk duhet të kishim luajtur, mbase duhet të hipnim në autobus dhe të shkonim në shtëpi. Por kjo është ajo që unë e mendoj tani, ishte një vendim i vështirë. Mendoj se ishte e gabuar të linim lojtarët të zgjidhnin. Unë jam krenar për ata. Dje pamë se çfarë është futbolli, fryma e ekipit, ishte një shenjë e shkëlqyer”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos