
Faton Zylbehari, zëdhënës i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut ishte i ftuar në Euro ⚽ Tani ku bëri një përshkrim të gjendjes emocionale të ekipin përpara ndeshjes me Austrinë që do të zhvillohet në Rumani.
Zylbehari e konsideron një gjë shumë të bukur që Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut po mbështetet tashmë dhe nga Shqipëria e Kosova.
“Gjë e bukur që shqiptarë nga Shqipëria e Kosova po na mbështesin, pasi na quanin tradhtar. Është një përvojë që nuk blihet me lekë. Të gjithë djemtë janë të entuziazmuar pasi punuam si grup. Është një arritje unike në 30 vite ekzistencë të RMV. Të gjithë duan të japin më të mirën”, tha Zylbehari.
Gjithshtu zëdhënësi i Federatës së Maqedonisë së Veriut tregoi dhe arsyet se përse nuk është thërritur në Europian lojtari i Tiranës, Toshevski. Zylbehari u shpreh se trajneri nuk kishte luksin të zgjidhte 3 mbrojtës të djathtë dhe se lojtari në fjalë kishte pësuar dhe një dëmtim. (A2 Televizion)