19-vjeçarët e Shqipërisë, përballë Francës, 17-vjeçarët kundër Italisë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 22:31 | Futboll
19-vjeçarët e Shqipërisë, përballë Francës,

Ekipet e moshave të Shqipërisë kanë njohur kundërshtarët e tyre për kampionatin e ardhshëm Europian të Futbollit.

19-vjeçarët janë pjesë e grupit të shtatë ku do të përballet me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këto ndeshje do të luhen gjatë periudhës gusht-nëntor 2021, ndërsa finalet do të luhen në pranverën e vitit 2022.

Ndërkohë, 17-vjeçarët e Shqipërisë, në eliminatoret e Europianit të vitit të ardhshëm, janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos