Trazirat në Kapitol, demokratët, rezolutë për shkarkimin e presidentit

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 10:27 | Bota
Trazirat në Kapitol, demokratët, rezolutë për shkarkimin e

Demokratët bëjnë një tjetër hap në përpjekjen për të shkarkuar e ndjekur penalisht, presidentin amerikan, Donald Trump, më pak se 10 ditë para fundit të mandatit të tij.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ndau me ligjvënësit planet për shkarkimin e tij, para nisjes së procesit të ''impeachment''. Dhoma e përfaqësuesve duhet të votojë mbi një rezolutë që i kërkon zv.presidentit Mike Pence të nxisë zbatimin e amendamentit të 25 të kushtetutës, për t'i hequr Trumpit kompetencat presidenciale.

Nëse përpjekja dështon, demokratët do të paraqesin akuzën për nxitje të trazirave, kundër Trump, lidhur me rolin e tij në mësymjen e Kapitolit. Votimi i parë mund të zhvillohet të hënën. 

"Demokracia jonë është në lojë. Presidenti nuk na lë zgjidhje tjetër përveçse të veprojmë pasi ai po përpiqet të korruptojë zgjedhjet, në favor të tij. Presidenti ka abuzuar me pushtetin, ka minuar sigurinë tonë kombëtare dhe integritetin e zgjedhjeve", u shpreh Nancy Pelos.

Në letrën dërguar ligjvënësve, Pelosi tha se evokimi i amendamentit të 25-të do të ishte hapi i parë dhe se Dhoma e Përfaqësuesve do të vijonte më pas procedurat e ''impeachment''.

James Clyburn, një tjetër zyrtar i lartë demokratë tha më herët për CNN se votimi lidhur me akuzën për impeachmet ndaj presidentit Trump mund të zhvillohej këtë javë, por se kishte pak gjasë që gjyqi në senat të niste para 100 ditëve të para në detyrë të Joe Biden. Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike që kur iu bllokua qasja në rrjetet sociale, ditën e premte. Megjithatë, të dielën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai do të udhëtonte drejt Teksasit të martën, për të theksuar arritjet në ndërtimin e gardhit kufitar me Meksikën.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos