Trazirat në Hong Kong, rikthehet dhuna në javën e 24 të protestave

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 10:44 | Bota
Trazirat në Hong Kong, rikthehet dhuna në javën e 24 të

Protestat u rikthyen sërish në Hong Kong këtë të diel me turmën që shkatërroi ambientet e stacionit të trenit në Cuen Uan. Policia përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve që dalin në rrugë në javën e tyre të 24.

Marshimi i sotëm ishte njoftuar që pas vdekjes në spital të enjten, të një studenti 22-vjeçar që nuk i mbijetoi dot plagëve të marra në përleshjet e javës së kaluar me forcat e rendit. Në nder të tij mijëra persona u mblodhën mbrëmjen e së shtunës në Tamar Park me lule në duar dhe nën thirrjet për hakmarrje.

Studentët dhe të rinjtë, në fakt, janë edhe ata që përbëjnë frontin e protestave në qendrën kryesore ekonomike të Azise teksa kërkojnë një demokraci më solide në ish-koloninë britanike të udhëhequr me dy sisteme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos