Tregolësh për Lewandowski, Bayern mposht Hertha Berlin me goleadë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 20:52 | Futboll
Tregolësh për Lewandowski, Bayern mposht Hertha Berlin me goleadë

Bayern Munchen fitoi bindshëm 5-0 ndaj Hertha Berlin, në javën e tretë të Bundesligës.

Për herë të parë në këtë sezon, bavarezët dominuan dhe argëtuan tifozët e tyre. Sfida u zhbllokua që në minutën e 6’, teksa pas një pasimi të Alphonso Davies, ishte Thomas Muller ai që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 35, Robert Lewandowski shënoi edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Bayern shënoi edhe tre herë të tjera, fillimisht me talentin Jamal Musiala e më pas dy herë me Lewandowski.

Me këtë fitore, Bayern ngjitet në krye së bashku me Bayer Leverkusen, me nga 7 pikë secila. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos