Tritol kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Berisha: Me këtë akt terrorist, Rama inauguroi çeljen e fushatës

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 11:51 | Politikë
Tritol kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Berisha: Me

Sali Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për vendosjen e tritolit në automjetin e kryetarit të Partisë Demokratike të Vaut te Dejës, Benard Ndreca.

Me këtë akt terrorist, Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Kjo përbën një krim të shëmtuar. Një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve. Një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet, apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij.

Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjeve. Unë, kam biseduar në telefon me Benardin, me Hilën dhe u shpreha atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Sali Berisha në konferencën për shtyp

Ndërsa ngjarjen e cilësoi si një akt të rëndë terrorist, Berisha shtoi se synimi ka qenë eliminimi fizik i tij.

Ish-kryeministri vijoi me akuzat ndaj qeverisë duke u shprehur se specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror.

Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan. Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/tritol-kreut-te-rithemelimit-ne-vaun-e-dejes-shperthimi-ndodhi-sapo-hipi-ne-makine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos