Triumf i dyfishtë për Ferrarin në Singapor, Mercedes mbetet mbrapa

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 16:25 | Sporte të tjera

Sebastian Vettel ka "rilindur" e së bashku me të edhe Ferrari! Makina legjendare e Formula 1 i është rikthyer triumfit të dyfishtë dhe këtë e ka bërë këtë të diel në Çmimin e Madh të Singaporit.

Pas më shumë se një viti, piloti gjerman u rikthye te fitorja për të cilin ishte zgjedhur një strategji triumfuese, duke lënë pas edhe shokun e skuadrës Charles Leclerc, por mbi të gjithë kampionin në fuqi Hamilton, i cili u rendit vetëm në vendin e katërt në këtë garë.

https://twitter.com/F1/status/1175775989164642304

Charles Leclerc shkoi i dyti në finish, ndërsa podiumi u plotësua nga Verstappen.

Pavarësisht këtij triumfi të Ferrarit, renditja kryesohet sërish nga dy pilotët e Mercdes, me Hamilton në krye. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos